Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve të Brendshme (DBNJSHB)
Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve të Brendshme (DBNJSHB) është pjesë përbërëse e Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial.
Baza ligjore e funksionimit të DBNJSHB është:
- Legjislacioni i buxhetit dhe përdorimit të fondeve buxhetore.
- Kuadri ligjor në fuqi për prokurimet publike.
- Kuadri ligjor në fuqi për administratën shtetërore.
Detyrat funksionale të DBNJSHB:
1. Përgatit në fillim të muajit gusht të vitit në vazhdim Programin Paraprak dhe në fillim të muajit nëntor programin përfundimtar të zhvillimit vjetor të ISHTI për vitin pasardhës.
2. Planifikon të ardhurat dhe shpenzimet vjetore të ISHTI, bazuar në aktivitetin e programuar të strukturave të saj.
3. Planifikon buxhetin afatmesëm dhe afat gjatë të ISHTI(PBA) në afatet dhe metodikën e kërkuar nga ministria.
4. Përgatit dhe dërgon në ministri brenda muajit shkurt të çdo viti “Raportin Vjetor” për veprimtarinë e ISHTI në vitin paraardhës.
5. Përgjigjet për përdorimin e studiuar e konform rregullave të fondeve buxhetore të akorduara për ISHTI.
6. Realizon prokurimet për blerje, shërbime dhe investime, për kompletimin e logjistikës së ISHTI dhe të nevojave materiale, për realizimin e detyrës funksionale të tij, konform kuadrit ligjor në fuqi për këtë qëllim.
7. Përgjigjet për administrimin e aseteve dhe vlerave materiale të ISHTI, sipas kuadrit ligjor në fuqi
8. Përgjigjet për sigurimin dhe përdorimin e një sistemi fizik IT-je dhe formave të informacionit të ISHTI-së për organet shtetërore, publikun, median dhe konsumatorin.
9. Siguron zbatimin e ligjshmërisë në veprimtarinë dhe procedurat e ushtrimit të sanksioneve, gjobave dhe ndjekjeve penale ndaj subjekteve të kontrolluar dhe të inspektuar nga strukturat e ISHTI.
10. Ruan dokumentacionin shkresor dhe elektronik të ISHTI konform ligjit dhe rregullave përkatëse.