Comment are off

Informacion paraprak mbi ngjarjen e ndodhur në stacionin e shitjes së karburanteve dhe GLN-së A.F.M.A

Më datë 24.08.2019,  rreth orës 22 e 10 minuta në aksin rrugor Lezhë – Milot, Shenkoll, Lezhë, në stacionin e shitjes me pakicë të karburanteve dhe GLN së A. F. M. A shpk Nr. NIPT  K68119501H ka shpërthyer dhe ka marrë flakë një rezervuar gazi që shërbente për furnizimin e automjeteve me kapcitetet 6480 litra.
Për pasojë janë lënduar 5 shtetas që ndodheshin në një mjet që po furnizohej me gaz. Shtetasit B. B vjeç 36, A.B vjeç 33, D. B Vjeçe 32, vajza të mitura 5 dhe 2 vjeçe si dhe punonjësit e stacionit të karburanteve  shtetasit N.P vjeç 40 dhe P.L vjeç 31, si dhe janë dëmtuar dhe djegur disa automjete.
Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial ( ISHTI)  menjëherë me marrjen e njoftimit ka ngritur grup kontrolli dhe ka bashkërenduar punën  me punonjësit e MZSH lezhë dhe policinë e shtetit për rivendosjen e normalitetit në vendngjarje. Forcat zjarrfikëse bënë të mundur shuarjen e zjarrit duke shmangur përfshirjen e zjarrit në depozitën e karburanteve.
Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial me marjen e njoftimit ka ngritur grup pune për evidentimin e shkaqeve të shpërthimit. Ekspertët e ISHTI bashkë me OPGJ dhe Inspektorët e MZSH po punojnë për hartimin e aktit të ekspertimit.

Nga kqyrja e vendit të ngjarjes dhe dëshmive paraprake dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale ndodhur nga defekt teknik në sistemin e GLN –së, gjithashtu vazhdon puna  për hetimin e plotë të rrethanave të ngjarjes nga specialistët ekspertët e grupit hetimor ISHTI dhe OPGJ për përcaktimin e saktë të shkaqeve të ngjarjes.

Shpërnda