Comment are off

Informacion paraprak mbi ngjarjen e ndodhur në stacionin e shitjes së karburanteve me pakicë “Braka” shpk

Më datën 26.12.2019, rreth orës 19.00, në stacionin e shitjes së karburanteve me pakicë “Braka” shpk, me adresë Ish Kombinati i Tekstileve, Tiranë, ka rënë një zjarr.
Nga informacinet e para, të konstatuara në vendngjarje vlerësohet se zjarri u shkaktua nga përplasja e një motorçiklete me tubin e daljes të gazit të lëngshëm të naftës (GLN)  nga rezervuari i tipit nëntokësor. Shkëndijat kanë shkaktuar lindjen e zjarrit.
Nga ndërhyrja e shpejtë e shërbimit të mbrojtjes nga zjarri është mundësuar fikja e tij. Nga rënia e zjarrit ka patur vetëm dëme materiale.
Inspektorët e ISHTI –t, në bashkëveprim me shërbime te tjera të specializuara po punojnë për përcaktimin e saktë të shkaqeve të ndodhjes dhe marrjen e masave përkatëse.

Shpërnda