Comment are off

IQ dhe ISHTI Inspektim online pranë një pike karburanti

      

Në kuadër të punës së organizuar nga Inspektoriati Qëndror në koordinim me ISHTI, drejtues dhe inspektorë të këtij institucioni kryen inspektimin online përmes analizave të cilësisë pranë një pike karburanti. Kreu i Inspektoriatit Qëndror Z.Shkëlqim Hajdari, i cili gjithashtu ishte i pranishëm së bashku me drejtues të ISHTI tha se: “Inspektorati nuk do të tolerojë asnjë shkelje. Shfrytëzoj rastin tu bëj thirrje bizneseve që tu krijojnë kushtet e duhura trupave të inspektimit online në përmbushje të detyrimeve ligjore. Por nga ana tjetër edhe biznesi duhet të njoftojë nëse trupat inspektuese i kryejnë inspektimet jashtë kuadrit ligjor.Trupat inspektuese janë të trajnuara për të kryer punën në përputhje me ligjin. Brenda muajit mars do të kryhen inspektimet online në gjithë Tiranën ndërsa brenda muajit qershor në gjithë vendin. Kjo formë inspektimi i vjen në ndihmë biznesit të ndershëm. Bizneset që punojnë jashtë standardit do goditen fortë.”

Ndërkaq Drejtori i Drejtorisë së Inspektimit të Pajisjeve Nën Presion, pranë ISHTI, Z.Arjan Goshi tha se në këtë proces inspektimi online marrin pjesë tre drejtori të ISHTI dhe ky moment ka si qëllim inspektimin por edhe njohjen e subjektit me të gjitha fushat e inspektimit online, të dhënat e të cilit janë tashmë në sistem. ISHTI e fillon sot këtë lloj inspektimi cka do të thotë se hiqet përfundimisht dorë nga procesverbalet me blloqe – tha drejtori i DIPNP pranë ISHTI,  Z.Arjan Goshi.

 

Shpërnda