Comment are off

ISHTI për ngjarjen në Velipojë dhe inspektimet

DEKLARATË PËR MEDIAT

Arjan Goshi, Drejtor i Drejtorisë së Inspektimit të Pajisjeve nën Presion, ISHTI

Nako Petro, Specialist i Naftës dhe Gazit , ISHTI

Përshëndetje

Jemi sot në këtë komunikim me ju për të folur jo vetëm për ngjarjen e  Velipojës por edhe për punën e  kryer nga ISHTI për inspektimet që ka kryer gjatë këtij viti si dhe për punën që po kryejmë intensivisht në terren.

1-VELIPOJA- Sa i përket ngjarjes së ndodhur me dt. 28.07.2017 rreth orës 09 e 30 minuta në lokalin IL CAVALIERO, me adresë në Kompleksin FISHTA, Velipojë, Shkodër me pronar Z. Besnik Zejnuni, i cili zhvillonte aktivitetin Bar – Restorant me NIPT   K 56719002 V, bëjmë me dije se:

-Subjekti i mësipërm për nevoja të aktivitetit kishte instaluar një rezervuar GLN nëntokesor vertikal me volum rreth 1 000 litra, poshtë dyshemese (platformes prej betoni) hyrëse në ambientet e brendshme të lokalit dhe shumë afër shkallëve.

Ky rezervuar nëpërmjet një tubi prej bakri të shtruar poshtë dyshemese së lokalit, dërgonte GLN në kolektorin kryesor të shperndarjes dhe më pas nëpermjet linjave të brendshme brenda lokalit, në pajisjet e ndryshme të cilat shërbejnë për realizimin e aktivitetit (biznesit).

Rezervuari i GLN është instaluar jashtë normave dhe kushteve teknike.

ISHTI me gjithë kontrollet e ushtruara nuk ka pasur dijeni për këtë instalim mbasi vetë operatori ekonomik ka vepruar në fshehtësi me këtë pajisje.

Subjekti  IL CAVALIERO nuk e ka deklaruar rezervuarin e GLN.

Për këtë rast sqarojmë se:

Në Ligjin Nr. 32/2016 dt. 24.03.2016 “Për garantimin e sigurise së punës së paisjeve dhe instalimeve nën presion” Nenin 7 “ Regjistrimi i  pajisjeve/instalimeve nën presion “ thuhet:

  1. Para vënies në shfrytëzim, operatori ekonomik që ka në administrim apo pronësi pajisjen/instalimin nën presion është i detyruar ta regjistrojë atë në librin e pajisjeve/instalimeve nën presion pranë Inspektoratit Shtetëror Përgjegjës.
  1. Regjistrimi bëhet pasi operatori ekonomik ka depozituar pranë Inspektoratit Shtetëror Përgjegjës për pajisjet dhe instalimet nën presion, te dhënat e pajisjes/instalimit, deklaratën e konformitetit CE dhe specifikimet teknike të pajisjes/instalimit nën presion.

Subjekti IL CAVALIERO, nuk ka depozituar në ISHTI kërkesë për regjistrim të rezervuarit të GLN të cilin e ka në përdorim prej tij, duke mos paraqitur:

– projekt teknologjike të instalimit te GLN

– vërtetim perputhshmërie të miratimit të projekt teknollogjike të leshuar nga një Organ i Miratuar

– deklaratë apo çertifikatë konformiteti lëshuar nga instaluesi /montuesi i liçensuar

– çertifikatë të inspektimit teknik periodik të leshuar nga një Organ i Miratuar.

2-KONTROLLET NGA ISHTI -Po ashtu në këtë komunikim me ju,  duam tiu vëmë në dispozicion informacionin mbi aktivitetin që ka kryer ISHTI gjatë vitit 2017.

Kështu:

Në zbatim të Planeve mujore të miratuara dhe Programe te Kontrollit të veçantë gjatë periudhes Janar – Korrik jane inspektuar rreth  2 300 pajisje nën presion nga 3 344 pajisje që janë të regjistruara ne ISHTI (Rezervuar GLN, Rezervuar Ajri, Rezervuar Kriogjenik, Kaldaja Avulli)  si dhe gjatë kësaj periudhe janë regjistruar për herë të parë mbi 300 pajisje te reja nën presion.

3-GJOBAT-  Po ashtu  gjatë inspektimeve të kryera nga inspektorë të ISHTI, janë mbajtur mbi  1400 Akt Inspektimi si dhe mbi 200 Urdhër Ndalese.

Për shkelje të kërkesave të ligjit 32/2016 dt. 24.03.2016 janë mbajtur edhe 72 Akt Konstatimi  cilat në varësi të shkeljes i penalizojne operatoret me sanksione që në bazë të ligjit variojnë nga 50 000 lekë në 200 000 lekë deri në 500 000 leke të reja.

Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial vijon punën intensive të kontrolleve të gjitha subjekteve në të gjithë vendin, ku kontrollet gjatë kësaj periudhe për shkak edhe të temperaturave të larta si dhe sezonik turistik,  janë më shumë të përqëndruara  në zonën  e bregdetit por pa harruar cdo subjekt kudo në Shqipëri.

Puna intensive e ISHTI do të vazhdojë ashtu sic ka bërë cdo ditë të këtij viti. Me këtë rast u bëjmë apel të gjithë oporatoreve ekonomik te mos shfrytëzojnë pajisje nën presion pa i çertifikuar teknikisht dhe pa i pajisur me dokumentacionin teknik sipas percaktimeve te ligjit si dhe pa i regjistruar këto pajisje ne ISHTI, në të kundërt nga masat administrative nuk do të shpëtojë askush.

Në këtë drejtim kërkojmë bashkëpunim edhe nga qytetarët, të cilët në rast se konstatojnë shitje të gazit në pika të dyshimta të përcjellin shqetësimin e tyre pranë institucionit tonë.

Thirrje kemi edhe për konsumatorët familjarë, që të jenë të kujdeshëm dhe të vëmendshëm, kur marrin bombolat e gazit, pasi duhet të sigurohen paraprakisht se bombolat të jenë të kolauduara, çka do të thotë që të jenë të certifikuara me të gjithë elementët teknikë të sigurisë.

U bëjmë thirrje të gjitha shoqërive që tregtojne me shumicë GLN, të mos furnizojnë asnjë operator ekonomik që ka të instaluar pajisje nën presion, nëse këto pajisje nuk janë të regjistruara në ISHTI.

Nr. Jeshil në ISHTI 042258539

Shpërnda