Comment are off

Njoftim për një ngjarje me pasojë

Më datë 08.04.2018 rreth orës 0700 në një ambient pune ( byrektore – fast food), në rrugën “Ibrahim Rugova”, Pallatet “Agimi”, në qytetin e Tiranës, ndodhi një ngjarje ku si pasojë vetë pronari u plagos rëndë e më pas për shkak të plagëve të marra humbi jetën dhe në objekt pati dëmtime të konsiderueshme materiale.

Aktiviteti zhvillohej nga subjekti Person Fizik, Shkëlqim Plaku, i liçensuar.

Nga kqyrja e ambientit të prodhimit dhe tregëtimit të byrekëve dhe fast food-it pas ndodhjes së ngjarjes rezulton se subjekti e zhvillonte aktivitetin në katin nëntokësor (bodrum) të një godine 5 katëshe ku katet e sipërme përdoren për banim.

Në ambjentin e punës ishte e montuar dhe një furrë për pjekjen e byrekëve e cila funksiononte me GLN  për të cilën përdorej një bombol me kapacitet 15 Kg.

 

Nga inspektimi  rezultoi se në ambient kishte  rrjedhje gazi (GLN) dhe si pasojë eksplozioni ka ardhur nga krijimi i përzierjes eksploduese në kufijtë kritik, e cila varion nga  2 – 10 % . Pozicioni i  ambientit të punës e ka favorizuar këtë mundësi eksplodimi duke mbajtur parasysh që pesha specifike e GLN është më e rëndë se e ajrit, çka do të thotë se GLN rri në kuotën më të ulët të ambientit ku ishte e instaluar bombola e cila ishte në gjendje të rregullt teknike, e koolauduar e brenda parametrave të punës.

Nxitja nga një faktor i jashtëm si shkëndijë elektrike nga çelsi elektrik, kyçja – ç’kyçja e paisjeve elektrike, ose ndezja e një shkrepseje nga përdorusi, ka sjell eksplozionin, pra aksidenti ka ardhur si rezultat i një gabimi njerëzor.

 

Marim shkas nga ngjarja, tërheqim vëmëndjen për të gjithë qytetarët që përdorin pajisje me gaz të lëngëzuar që të tregojnë kujdes në:

  • Montimin e bombolave me pajisjet që përdorin, eleminimin e rrjedhjeve në pikat e bashkimit e vendosjes së fashetave, shtrëngimin e rekorderive për bashkimin e tubit të gomës me reduktorin e presionit,etj.
  • Ajrosjen e ambientit e kjo veçanërisht në momentin para vënies në përdorim të pajisjeve.
  • Kontrollin teknik të pajisjeve e tubit të gomës që të mos ketë plasaritje si rrjedhojë e kohës të gjatë të përdorimit.
  • Mënyrën e përdorimit gjatë vënies në punë  të pajisjes e në veçanti përdorimi i flakës së lirë.
  • Të përdorin pajisje (dedektor) që sinjalizojnë praninë e GLN në ambiente, e kjo në veçanti për ato të mbyllura.

 

Inspektorët  e DIPNP krahas punës në terren për kontrollin e inspektimit të pajisjeve nën presion, kërkojnë dhe  bashkëpunim nga subjektet e qytetarët dhe mirëpresin çdo informacion në lidhje me konstalimet që mund të kenë lidhur me mosrespektimin e rregullave gjatë përdorimit të GLN nga qytetarë e subjekte me qëllim minimizimin e ngjarjeve të padëshirueshme e me pasoja serioze për jetën e pronën.

 

 

 

Shpërnda