Comment are off

QYTETARE,KUJDES NGA PERDORIMI I GLN GJATE STINES SE VERES

Stina e verës, ISHTI kërkon kujdes në përdorimin e bombolave GLN

Me rritjen e temperaturave të stinës së verës, shtohet ndjeshëm përdorimi i bombolave GLN në te gjitha gjitha ambientet si ato familjare edhe ato publike si plazhe, bare, restorante, hotele, etj. ç’ka kerkon edhe kujdes dhe vemendje me te madhe nga te gjithe konsumatoret dhe perdoruesit.

Për këtë arsye, si dhe në zbatim të ligjit  Nr. 8450 dt. 24.2.1999 “Për përpunimin transportimin ,tregtimin e naftës ,gazit dhe nënprodukteve të tyre“, i ndryshuar, ligjit Nr. 32/2016 dt. 24.03.2016 “ Per garantimin e sigurise se punes se paisjeve dhe instalimeve nen presion “ VKM nr.212, date 16.03.2016 “Për përcaktimin e kushteve dhe te rregullave teknike për përpunimin e bombolave të gazit të lëngëzuar te naftes”, Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI)  e gjen me vend të informojë  te gjithe konsumatoret familjare ose jo, në lidhje me kujdesin që duhet të tregojnë për të shmangur çdo rrezik.

Pavarësisht se bombolat janë të sigurta, nëse nuk përdoren si duhet dhe nuk zbatohen rregullat e përcaktuara, përdorimi i gabuar i tyre mund të rezultojë me shpërthime, zjarre, humbje të pasurisë dhe më e rendesishmja humbje të jetës së qytetarëve.

Për të shmangur ngjarje të tilla ISHTI këshillon që:

  1. Per perdoruesin familjar

– Nuk duhet te perdorin bombola te vjetra me shenja te dukshme te korrozionit qe jane jashte afateve te kolaudimit te datuar ne trupin e bomboles.

– Nuk duhet te mbushen ne dyqane qe kryejne tranzvazimin nga nje bombol e madhe ne nje me te vogel

– Nuk duhet te mbushen ne pikat e karburantit

– Ne te gjitha rastet nga Shitesi i bombolave te mbushura duhet te paisen me flete palosjen per per cilesine e vete bomboles, te instalimit dhe perdorimit.

– Bombola kur nuk sistemohet jashte, nuk duhet te vendoset ne kthina apo ne nivele me te uleta se siperfaqa e ambientit ku rrihet.

– Bombola nuk duhet te permbyset ose te lihet shtrire.

– Bombola dhe tubi fleksibel nuk duhet t,u ekspozohen burimeve të nxehtësise.

– Para se te behet zevendesimi duhet siguruar qe ventili i bomboles qe do te zevendesohet te jete i mbyllur.

– Tubi fleksibel jo metalik nuk duhet te kete gjatesi me te madhe se 1 meter, duhet te kontrollohet rregullisht per demtime ose plasaritje dhe te zevendesohet brenda 5 vjetesh nga data e shenuar ne tub.

– Guarnicioni qe bashkon ventilin me rregullatorin e presionit duhet te nderrohet pas çdo zevendesimi te bomboles.

– Mbas çdo zëvendësimi të bombolës duhet të kryhet prova e hermeticitetit të instalimit me ujë e sapun për të zbuluar rrjedhjet.

– Ambienti në te cilin duhet te zevendesohet duhet te jete i hapur dhe i ajrosur.

– Mos kryeni gatim në kuzhinë pa mbikëqyrje. Shuarja e flakes mund të krijojë ambjent të rrezikshëm për eksplozion.

– Gjatë gatimit në sobë nuk duhet të vendosen rroba ose materiale plastike.

– Nëse largoheni nga shtëpia për periudha të mesme apo të gjata ,duhet t’i vendosni të gjithë çelesat në pozicionin “off”.

– Mbani larg fëmijët nga vatrat e djegies dhe bombolat e gazit.

– Mos mbani apo përdorni pije alkoolike pranë vatrave të djegies.

Asnjehere te mos behet prova me flake si shkrepse, çakmak, etj.

– Kur ndjehet ere gazi, duhet mbyllur ventili i bomboles, nuk duhet kryer asnje veprim sidomos goditje metalike apo kyçje/çkyçje e çelesit te dritave dhe kryhet ajrosje e plote e ambientit nepermjet hapjes se dritareve dhe dyerve mbasi gazi eshte me i rende se ajri dhe perhapet ne dysheme.

– Bombolat të mos përdoren në dhoma me volum  më të vogël se 10 metër kub.

– Mos mbani kurrë një bombol plot apo bosh në një makinë të mbyllur, në parking, bodrum, mos e hidh atë në mbeturina. Bombola bosh është e rrezikshme njësoj si bombola plot.

  1. Për përdoruesin jofamiljar

Instalimi i bombolës së gazit duhet të jetë në ambiente të ajrosura, larg burimeve të nxehtësisë dhe instalimeve elektrike. Rekomandohet perdorimi i tubave te bakrit per instalimin e bombolave deri ne vatren e perdorimit.

-Ne rastin e perdorimit te tubave te gomës, që lidhin bombolën e GLN-së me instalimin fiks, duhet qe tubat të kenë tregues për afatin maksimal të përdorimit të tyre.

-Në lokalet e shërbimit bombolat e GLN duhet te jene te vendosura jashte ambienteve te gatimit dhe jo nën nivelin e tokës pasi GLN është me e rëndë se ajri dhe mund të krijojë xhepa për rreziqe të mundshme.

Instalimi i bombolave duhet të respektojë kërkesat, si më poshtë vijon:

  1. a) Në ambiente me volum deri në 10 m3 është e ndaluar vendosja e bombolave;
  2. b) Në ambiente me volum 10–20 m3 mund të instalohet një bombol me kapacitet 15 kg;
  3. c) Në ambiente me volum 20–50 m3 mund të instalohen deri në 2 bombola, me kapacitet jo më shumë se 20 kg;

ç) Në ambiente me volum mbi 50 m3 mund të instalohen 2 bombola, me kapacitet total jo më shumë se 30 kg;

  1. d) Kapaciteti total i bombolave të instaluara në një ambient nuk duhet të jetë më i madh se 40 kg.

Perdoruesit janë përgjegjës për marrjen e masave për mirëmbajtjen e instalimeve të bombolave të mbushura me GLN, në përputhje me instruksionet e përdorimit dhe treguesin për tubin e gomës,

Perdoruesit e bombolave të GLN-së duhet të kenë të instaluar, në mjediset ku kanë instaluar dhe përdorin bombolat, sistem detektues e autobllokues të furnizimit me GLN si dhe dedektor per monoksidin e karbonit ne ambjent.

Bombolat e mbushura pjesërisht dhe që nuk përdoren nuk duhet të mbahen nga përdoruesi në bodrume, garazhe apo tarraca, nuk duhet të depozitohen në vendet e grumbullimit të mbeturinave dhe as të asgjësohen.

– Në lokalet e shërbimit, bombolat duhet të përdoren vetëm nga punonjës të trajnuar që njohin rregullat e sigurisë dhe te paisur me Deshmi Aftesie leshuar nga nje Organ i Miratuar.

 

Nga inspektimet e kryera nga ISHTI gjate muajve Prill dhe Maj 2018 ne zonat bregdetare si Sarande, Ksamil, Aksi Ura Dajlanit – Plepa – Shkëmbi i Kavajes – Golem – Mali I Robit, Gjiri Lalzit, etj, ka rezultuar se mjaft subjekte si hotele, komplekse turistike, bare – ristorante,etj  përdorin rezervuare me Gln per qellime te biznesit.

Kujtojme keto subjekte se për perdorimin e sigurtë të këtyre rezervuareve duhet :

  • Kryejne kontrollin teknik te instalimit te rezervuarit çdo vit
  • Te paisen me skemen teknollogjike te instalimit te miratuar
  • Te paraqesin ne ISHTI kerkesen per regjistrimin e rezervuareve te Gln

 

Mos plotësimi i dokumentacionit të nevojshem për shfrytëzimin e rezervuarëve të Gln, i ngarkon subjektet me përgjegjesi ligjore dhe ndëshkohen sipas ligjit.

 

Strukturat e ISHTI-it janë angazhuar për të siguruar konsumatorët se të gjitha bombolat që qarkullojne në treg nga ana e shoqërive të tregtimit me shumicë respektojnë kushtet e sigurisë të përcaktuara në kuadrin ligjor.

Shpërnda