Comment are off

Reagon ISHTI

Ditën e djeshme datë 21/05/2018 në disa portale është publikuar një lajm në të cilin ngrihen dyshime për destinacionin e naftës bruto të shperndarë nga kompania “Bolv Oil” sh.a.Përsa më sipër sqarojmë se:

Prodhimi i naftës në vitet e fundit është rritur . Sasia e naftës  që është prodhuar dhe tregëtuar  nga “Albpetrol “sh.a. ka qenë rezultat i veprimtarisë të kësaj kompanie  në vendburimet egzistuese ,  por edhe i  marreveshjeve hidrokarbure me ndarje prodhimi që ka berë shteti shqiptar me shoqëritë e prodhimit te naftës.Kompania “Izvor 99” sh.a është fituesja  me ankand e tenderit për shitjen e naftës bruto nga kompania shtetërore  “Albpetrol” Sh.a .

“Izvor 99 “ sh.a.  është edhe aksioneri kryesor i rafinerisë të naftës RBH Belinë e ndërtuar në vitin 2017 në ish Kombinatin Metalurgjik në Elbasan .Në mungesë të kapaciteteve transportuese,  për të përballuar nevojat me nafte bruto të rafinerive të Ballshit  dhe  Fierit , të cilat janë vënë në shfrytëzim në gjysmën e dytë të muajit Maj, shoqëria “Izvor 99” sh.a. ka lidhur kontratë shërbimi me kompaninë “Bolv Oil” sh.a , e cila  zotëron  nje flotë të fuqishme  për transportimin e naftës dhe nënprodukteve të saj. Veprimtaria për transportin , tregtimin e naftës bruto dhe nënprodukteve të naftës , është në përputhje të plotë me statusin juridik të saj.“Bolv Oil” sh.a   ka kontrata  afatgjata  të rregullta për transportin e naftës bruto brenda vendit dhe  eksport , për kompanitë Bankers Petroleum Albania Ltd  dhe  Transoilgroup.

Kjo kompani zotëron të gjithë dokumentacionin e nevojshëm tekniko ligjor, si licencën e tregtimit ,vërtetimet teknike për çdo instalim hidrokarbur , kontrata furnizimi dhe shpërndarje etj.Ajo është prezente edhe në tregun e  shitjes me pakicë  me një numër të madh stacionesh të shitjes me pakicë të karburanteve  në të gjithë territorin e vendit.

Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial ushtron kontroll në shoqëritë e prodhimit të naftës bruto dhe instalimet e tyre, për zbatimin e normave dhe kushteve teknike që duhet të plotësojnë pikat e lëvrimit të naftës bruto dhe kontrollit të cilesisë për naftën dhe nënproduktet e saj.Në zbatim të legjislacionit në fuqi , si edhe tek  të gjitha shoqëritë e tjera të tregtimit që ushtrojnë veprimtari në ketë fushë , “Bolv Oil” sh.a,  ka qenë shumë herë objekt i inspektimit nga ky institucion , për zbatimin e ligjshmërisë,  normave dhe kushteve teknike  , kontrollit të cilesisë të nënprodukteve të naftës etj .

Vetëm gjatë periudhës Janar – Prill të vitit 2018 janë kryer 34 inspektime në depozitat dhe stacionet e karburantit të kësaj shoqerie , për kontrollin   e zbatimit të rregullave shtetërore që lidhen me cilësinë  e naftës dhe nënprodukteve të tyre.Procedurat e kontrollit të cilesisë dhe instrumentat laboratorike  me metoda te çertifikuara, janë aq efikase sa zbulojnë të gjitha perzjerjet apo shkeljet e tjetra cilesore.Ne kundërshtojmë me forcë aludimet dashakeqe që behen për  përzjerjen e naftës bruto me dieselin.

Për të dizinformuar mjafton vetëm titulli të tërheqi vëmendjen e publikut ,pavarësisht se përmbajtja  e tij nuk shpreh asnjë të vërtetë .Në asnjë rast të vetëm nuk janë  konstatuar përzjerje të tilla  të cilat mund të zbulohen edhe vizualisht .Kanë kaluar ato kohë kur gazoili përzihej me virgin naftë,vajguri apo solarë dhe mbrohej nga shteti.

Do të mjaftonin vetëm disa litra nafte bruto për të ndryshuar ngjyrën e një rezervuari të tërë .

Gjithashtu duam të informojmë publikun se të gjitha sasitë e gazoilit të prodhuara në Rafinerinë e Ballshit gjatë vitit 2017 dhe të çertifikuara nga ky institucion kanë qenë brenda standardit.Uzina e Ballshit si rezultat i ndryshimeve që janë bërë  në skemën teknologjike ka arritur të  prodhojë gasoil brenda standardeve shtetërore, me përmbajtje squfuri më të ulët se ai që vjen nga importi.Dizinformimi për prodhimin në vend cënon konkurecën e lirë ,e cila është mekanizmi thelbësor për një  ekonomi  tregu të lirë.

Nafta shqiptare duhet të përpunohet në vend , duke dhënë një ndikim te rëndësishem në zhvillimin e ekonomisë të vendit . Prej saj duhet të përfitojn të gjithë shqiptarët.

Të gjitha shkrimet që nuk bazohen në prova nuk janë gjë tjetër veçse tymnaja që dizinformojn publikun. Çdo produkt vlerësohet me standardet që respekton,dhe jo në se është vendi ose impoti.

ISHTI si institucion shtetëror beson se cilësia e produkteve  dhe shërbimi që ofron përfaqëson një vlerë dhe kredibilitet në marrdhëniet e biznesit me konsumatorët, në ketë kuptim ne kryejmë  detyrat ligjore për të përmbushur kerkesat ndaj tyre, për të verifikuar përputhshmërinë dhe identifikuar mundësitë e biznesit.

Shpërnda