Comment are off

Takimi mbi Analizën Vjetore 2018

Me datën 13/02/2019 në mjediset e ISHTI-t u zhvillua analiza e punës një vjeçare e këtij Inspektorati. Në analizë morën pjesë dhe përfaqësues nga Inspektorati Qendror si dhe Inspektori i Përgjithshëm i Republikës z.Shkëlqim Hajdari.

Mbas paraqitjes së bërë nga Kryeinspektori i ISHTI-it, z.Dritan Meta të një pasqyre të punës së kryer gjatë vitit 2018 u diskutua rreth problematikave për përmirësimin e punës në të ardhmen. Theksi u vu tek krijimi i një fryme bashkëpunimi e mirëkuptimi me operatorët ekonomik tek kryerja e Inspektimeve Online e mbi bazë risku. U diskutua gjithashtu për nevojën e kualifikimit e trajnimit të vazhdueshëm të punonjësve e specialistëve sipas fushave përkatëse si dhe nevojën e kompletimit në vijëmësi të laboratorëve me pajisje të reja.

U vlerësua fakti që LQK për analiza të naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre është i certifikuar dhe akredituar ndërkombtarisht.

Në analizë foli dhe z. Hajdari i cili vlerësoi pozitivisht punën e të këtij institucioni.

Në përfundim u shfaq dhe një film i animuar për zbatimin e procedurës gjatë Inspektimeve Online.

 

 

 

 

 

Shpërnda