Comment are off

IQT, asnjë shërbim për subjektet debitorë ndaj institucionit

Drejtoria e Inspektoriatit Qendror Teknik  ka udhëruar pezullimin e të gjitha shërbimeve për subjektet që rezultojnë debitore ndaj institucionit.

Në urdhrin e firmosur nga kreu i Inspektoriatit Qendror Teknik Adrian Cela, thuhet se të gjitha drejtoritë e IQT nuk do të kryejnë asnjë sherbim ndaj subjekteve të cilët rezultojnë debitor ndaj institucionit tonë.

“Bazuar në VKM nr. 833, datë 18.09.2013 “Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë”, në Urdhërin nr.900, datë 21..12.2010, “Për miratimin e Rregullores së Brendshme Të Inspektoratit Qendror Teknik” dhe në  Urdhrin e Kryeministrit, nr.129, datë 06.11.2012 “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Inspektoratit Qendror Teknik, të gjitha drejtoritë e IQT të mos kryejnë asnjë sherbim ndaj subjekteve të cilët rezultojnë debitor ndaj institucionit tonë”, .thuhet në urdhrin e firmosur nga kryeinspektori Adrian Cela.

Shkarkoje

Shpërnda