Comment are off

Vizitë pune e Inspektoratit homolog të Kosovës

Me ftesë të Kryeinspektorit të ISHTI Dritan Meta,një delegacion i inspektoratit homolog të Republikës së Kosovës,në  datën 29.05.2018 kreu një vizitë pune në ISHTI.

Në takim  morën pjesë Kryeinspektori i ISHTI  Z. Dritan META dhe drejtues të tjerë të këtij institucioni.

Në delegacionin e Republikës së Kosovës morën  pjesë  Z.Xhevat Smakiqi ,ekspert ligjor i kabinetit të ministrit , Z. Lulëzim Syla , Kryeinspektor dhe specialistë të tjerë të Ministrisë  të Tregtisë dhe Industrisë.

Në takim u shkëmbyen mendime për:

  • Bazën juridike mbi të cilën zhvillohet kjo veprimtari në vendet respektive .
  • Procedurat e licensimit në tregun hidrokarbur
  • Zbatimi i standarteve teknike në instalimet që zhvillojnë veprimtari hidrokarbure.
  • Kontrolli i cilësis të nënprodukteve të naftës dhe zbatimi i standarteve europiane
  • Markimi i nënprodukteve të naftës
  • Infrastruktura e kontrollit të cilësisë të nënprodukteve të naftës
  • Mbajtja e rezervave të sigurisë në përputhje me direktivat e BE

Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe bashkëpunimi

Në përfundim të takimit palët ranë dakord që :

  • duke vlerësuar si të domosdoshëm bashkëpunimin midis dy institucioneve në fushën e tregtimit të naftës dhe nënprodukteve të saj të shkëmbejnë informacione  me interes reciprok për çeshtje që lidhen me kryerjen e detyrave të përcaktuar në  legjislacionin respektiv të dy vendeve .
  • Të planifikojnë veprime të përbashkëta në kuadrin e përditësimit të kuadrit ligjor
  • Dhënien e ekspertëve dhe asistencës teknike
  • Realizimin e trajnimeve të perbashkëta duke realizuar shkëmbime informacioni ,seminare etj.
  • Të ofrojnë kundrejt tarifave të përcaktuara në aktet nënligjore kryerjen e analizave laboratorike sipas kërkesave respektive.
  • Palët ranë dakort që të informojnë ministritë e linjës për hartimin e një memorandumi mirëkuptimi për rritjen e bashkëpunimit dhe njohjen e analizave të ISHTI nga shteti i Kosovës

Për nder të vizitës të këtij delegacioni Kryeinspektori i ISHTI Z. Dritan Meta shtroi një drekë pune .

Shpërnda